Studimi që po habiti botën! Njerëzit që flasin me veten janë më të suksesshëm?
Si sot gjashtë vite më parë, Arbana Osmani përjetoi emocionet më të bukura, siç janë ato kur bëhesh nënë.
Moderatorja e njohur solli në jetë një djalë, të cilin e quajti Jon.
Në këtë ditë të veçantë, Arbana ju kthye kujtimeve me Jonin dhe ka ndarë disa foto për ndjekësit që nuk i kishim pare më parë. Ndryshimet që ka pësuar bukuroshi Jon ndër vite duken qartë.
“Vetëm Zoti e di sa të dua o Joni! Gëzuar ditëlindjen jeta ime!” ka shkruar Arbana me anë të një postimi në rrjetin social Instagram krahas fotove të bukura nënë e bir.
Ditën e djeshme Joni e ka surprizuar nënën e tij me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave, me një mesazh shumë të bukur, të cilin Arbana e postoi në Instastory.
“E dashur mami, je e mrekullueshme si pranvera. Gëzuar 8 Marsin! Të dua shumë! Jon”, kishte shkruar ai.

Joni tashmë është edhe vëlla i madh, pasi në nëntor të vitit të kaluar, Arbana solli në jetë djalin e saj të dytë.
Top Channel