Poston foton pa makijazh në fytyrë, gjyshja 62-vjeçare e “Për’puthen 40+” jep mesazhin: Mos kini frikë… (FOTO)

09/03/2021 12:29

Shqipe Rexha është një 62-vjeçare nga Tirana, e cila është bërë pjesë e “Për’puthen 40+”.

Edhe pse ka dalë në pension dhe është bërë gjyshe, ajo është futur në program që të gjejë gjysmën e saj më të mirë.

Së fundmi, ajo ka bërë një postim në profilin e saj në “Instagram”, ku ka dhënë një mesazh shumë të bukur për të gjitha femrat. Ajo u bën thirrje atyre që të mos kenë frikë që të shfaqen ashtu siç janë në të vërtetë.

“Makijazhi është vetëm një truk zbukurues. Mos kini frikë asnjëherë të shfaqni veten ashtu siç jeni në të vërtetë. Nëse dikush do ju dojë, le t’ju dojë ashtu siç jeni”, shkruan ajo krahas fotos ku shfaqet pa asnjë pikë makijazhi në fytyrë”, shkruan ajo.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA