Antonela ka zbuluar faktin që Mevlani dhe Atdheu nuk kanë asnjë komunikim me njëri-tjetrin.
Mevlani ka rrëfyer se një mosmarrëveshje mes tyre ka bërë që të mos flasin dhe prej 2 muajsh nuk kanë asnjë komunikim, por nuk ndjejnë urrejtje për njëri-tjetrin.
Antonela: Motivi i vetëm përse nuk e kam treguar sepse nuk kam dashur të fus në sherr Mevlanin dhe Atdheun se të gjithë e dinë se nuk flasin.
Mevlani: Nuk urrej njeri.
Atdheu: Kush urrehet moj, a je në terezi. Pse çfarë urrejtje kam unë ndaj Mevlanit? Kemi pasur një mosmarrëveshje të vogël e kaq.
Bora: Për çfarë?
Atdheu: S’ka rëndësi se ka qenë jashtë emisionit.
Mevlani: Prej gati 2 muajsh, nuk flasim në emision për shkak të një mosmarrëveshje. Për aq kohë sa dikush nuk më prek familjen, nuk kam pse të urrehem.
Atdheu: Është jashtë emisionit.
Mevlani: Unë nuk kam urrejtje ndaj tij. Thjesht diçka që më ka thënë se nuk më pëlqen nga ty dhe kaq.
Top Channel