Këngëtari i famshëm shqiptar, Ermal Meta ka marrë pjesë këtë vit në festivalin e madh të “Sanremos” në Itali.

Meta i cili ka fituar vendin e parë në këtë festival në vitin 2018-ën së bashku me Fabrizio Moron, sivjet po konkurron vetëm me këngën me titull “Un milione di cose da dirti”, “Një milionë gjëra për të thënë”.

Ai interpretoi në natën e tretë të festivalit, duke shkëlqyer me paraqitjen e tij dhe interpretimin live.

Bazuar në klasifikimin e deritanishëm të festivalit nga votat e publikut, Ermali kryeson i pari në listën e 26 artistëve pjesëmarrës të gjysmëfinaleve.

Këngëtari shqiptar i ka bërë për vete italianët me tekstin e këngës, i cili është mjaft i ndjeshëm dhe vë në pah dashurinë e vërtetë.

“Pa emër unë, pa emër ti. Dhe flasim derisa të mos na duhet më një emër. Pa nxitim unë, pa nxitim ti. Butësisht prekim njëri-tjetrin për t’u kuptuar më shumë”, janë vargjet me të cilat nis teksti i këngës.

Në vitin 2018, Ermal Meta  fitoi Sanremon në bashkëpunim me Fabrizio Moron me këngën “Non Mi Avete Fatto Niente”, ku përfaqësuan Italinë atë vit në “Eurovision” dhe së bashku u renditën në vendin e tretë.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel