Këngëtarja duket se ka zgjedhur të marrë disa ditë pushim dhe të shijojë të nxehtin tropikal.

Me rroba banjo të ndryshme, pranë oqeanit dhe pemëve tropikale, Dhurata pozon tërë elegancë. Në një nga ‘story-t’ në Instagram, ajo shkruan se nuk do të kthehet më , duke lënë të kuptohet se vërtet ndihet mirë në destinacionin që ka zgjedhur për t’u qetësuar.

Në një foto tjetër, në mes të pemëve, me bikini dhe shall, artistja shkruan “Atmosferë xhungle”. Nuk kanë munguar as fotot pa mak-up dhe tërësisht natyrale.

Në fund të vitit të kaluar,këngëtarja publikoi këngën “Harrom”, që u prit mirë nga ndjekësit, duke arritur miliona klikime në “Youtube”. Bukuroshja ende nuk ka treguar projektet muzikore për këtë vit apo kur do të vijë kënga e radhës.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel