Kreu i Lëvizjes “Vetvendosja” Albin Kurti ishte sot në Gjirokastër, krah kandidatit të Vetëvendosjes për Gjirokastrën, Kreshnik Merxhani.
Ai tha se do të mbështesë kandidatët e Vetëvendosjes si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, që të përfaqësojnë qytetarët dhe të angazhohen për përparimin e të gjithëve, sepse Shqipëria sipas tij ka nevojë për zhvillim që sjell punësim dhe për drejtësi që nuk lejon korrupsionin.
“Tre kandidatë të pavarur ne do ti mbështesim, Kreshnik Merxhani, në Gjirokastër, Bojken Abazi në Tiranë dhe Iliaz Shehu në Lezhë. Këta janë të pavarur dhe ne i duam për deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.”
Z. Kurti nuk ka hezituar ti përgjigjet pyetjes nëse është ende në agjendën e tij politike një bashkim i Shqipërisë me Kosovën.
“Ne kemi pengesë Kushtetutën e Republikës së Kosovës por kjo nuk është një pengesë e patejkalueshme. Neni 1.3 dhe neni 1.1 nuk kanë në përputhje mirëpo me punë dhe angazhim, me vullnet politik dhe me dëshirën e popullit, duhet ta sjellim ligjin për referendum.”
Gjithashtu Kurti ka komentuar rreth agjendës së tij politike në Tiranë ndërsa nuk ka preferuar të komentojë rreth përfundimit të zgjedhjeve në Kosovë.
“Dje në Tiranë kam takuar edhe kryeministrin Edi Rama, edhe presidentin e Republikës Ilir Meta si dhe kryetarin e PD Lulëzim Basha.”
Kurti e ka vazhduar agjendën e tij në Gjirokastër në takime me bizneset dhe në takime të lira me qytetarët ku edhe ka prezantuar kandidatin e Vetëvendosjes.
Top Channel