Jorida Tabaku e sheh bashkimin opozitar si një domosdoshmëri për të ardhmen e vendit.

Në vitin 2017, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se nuk do të bashkohet më më Lëvizjen Socialiste për Integrim. Por sot, pas 4 viteve Lulzim Basha në një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi u bashkuan në aleancë.

Si e komenton këtë kontradiktë, Tabaku. “Opozita ka bërë 8 vite luftë për votën e lirë dhe për një shtet normal. Sot nevoja për t’u bashkuar është më e madhe se nevoja për t’u ndarë. I gjithë fronti opozitar është bashkë, të gjitha partitë e djathta duke përfshirë dhe aletatët e Ramës sot janë në një listë të përbashkët. LSI është pjesë e  koalicionit për të maksimizuar votat për koalicionin e majtë. Ishte i nevojshëm bashkimi i forcave kundër kapjes së shtetit, kundër korrupsionit dhe klientelizmit”.

Sipas saj, ky bashkim cënon pushtetin e Ramës. “Edi Rama dhe Veliaj kanë mbetur vetëm dhe sa herë që janë vetëm sulmojnë të gjithë. Ata shqetësohen që opozita është bashkë”.

Për 25 prillin thotë se “do të kemi një ditë zgjedhjesh ku do të festohet demokracia sepse qytetarët do të votojë masivisht”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA