Me fustanin e bardhë që i thekson linjat, në mes të borës/ Kështu duket Anxhela Peristeri në videoklipin e këngës përfaqësuese në “Eurosong 2021” 

01/03/2021 13:36

Këngëtarja ka njoftuar publikimin e videoklipit zyrtar të “Karma” sot në mbrëmje.

Anxhela ka postuar në faqen e saj në Instagram disa foto nga momentet e xhirimit. Duket në pamje sa e thjeshtë aq dhe elegante, me një fustan të bardhë, të gjatë, me me një të çarë në të majtë dhe flokët e lëshuar.
Ajo qëndron në rrugë dhe vendi përreth është i mbuluar nga dëbora. “Po qëndroja në të ftohtë duke menduar se ky videoklip do të jetë madhështor“, shkruan Anxhela duke nënkuptuar se ka sfiduar të ftohtin për t’u dukur kështu. Por, duket se çdo vështirësi po shpërblehet nga fjalët e publikut, që e kanë komplimentuar artisten dhe mezi presin të shohin videoklipin e plotë.

Pak ditë më parë, ajo publikoi fotosesionin me veshje popullore nga disa treva shqiptare, me të cilat u prezantua në Eurosong. Disa prej fotove u postuan në faqen zyrtare të “Eurovision”. Me këngën “Karma”, Anxhela prezanton Shqipërinë këtë vit në festivalin europian të këngës.

FOTO GALERI
3/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA