Kendall Jenner dyshohet se përdori një filtër në trupin e saj në videon që postoi në Instagram teksa ekspozonte bikinit e bardha.

Një faqe pretendoi se Kendall editoi belin e saj. Modelja 25-vjeçare pozoi në gjunjë përballë pasqyrës së tualetit. @celebplastic, vuri në dukje atë që ndjekësit e quajtën “dështimi i photoshop-it”. Videoja, e ripostuar nga faqja, tregoi se si një pjesë e belit të Kendall në anën e saj të majtë u shfaq dhe më pas u zhduk në më pak se një sekondë.
Ajo ka një nga trupat më të hijshëm që kam parë ndonjëherë dhe ende përdor korrigjime. Është vërtet e trishtueshme“, shkruan një ndjekës.

Kjo nuk është hera e parë që Kendall akuzohet se ka përdorur photoshop në një nga fotot e saj në rrjetet sociale. Bukuroshja mori vëmendjen në 2018 për ndryshimin e dukshëm të zonës së stomakut në një foto topless. Ndjekësit vunë re se muri në foto ishte lëkundur pak, si pasojë e aplikacionit që mund të kishte përdorur.

Madje, gjatë prezantimit të “Skims” me motrat e saj, Kylie Jenner dhe Kim Kardashian, Kendall ra në sy me trupin e saj perfekt. Por ndjekësit e akuzuan se ka përdorur “photoshop”. “Trupi i saj është për t’u admiruar por kjo foto është e tepërt“, shkruanin ata.

 

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA