Mevlani dhe Juli i bëjnë ‘diss’ vajzave, sjellin bashkëpunimin e parë: Vajza jote zonja vjehërr bredh me mua e me ca të tjerë

27/02/2021 20:02

Mevlani dhe Juli, dy prej konkurrentëve të Për’puthen kanë bërë bashkëpunimin e parë muzikor, i cili duket të jetë si “diss” ndaj vajzave.

Kënga e tyre është publikuar në Youtube dhe titulli i referohet deklaratës së Mevlanit në Për’puthen se “vajzat janë materialiste dhe duan X5.” Kjo shkaktoi shumë debate dhe duket se e ka frymëzuar për të krijuar këtë këngë.

Mami jot se di që ti s’je në shtëpi
Në orën 12-të ti zbret nga ballkoni
Po ta merrte vesh do i binte tensioni
Se vajza e saj çdo natë bredh me një flokëgjatë

Babi jot se di se ti tashmë je rritur
Ato që bënte mami, ti ja ke kaluar
I ke ikur nga duart prandaj po bredh me mua
Po ta merrje vesh o i zi, do më shtypje me taksi”, thuhet në një pjesë të tekstit të Julit.

Ndërsa refrenin e këndon Mevlani:

“Vajza po don me dale
Naze jo nuk paske
Jo mos e pyet ti babin
X5-sa poshtë pallatit”

Siç duket teksti i referohet vajzave që pëlqejnë një jetë luksoze dhe për këtë nuk marrin parasysh asgjë tjetër. Nuk dihet nëse kjo këngë i dedikohet konkretisht ndonjë vajze.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA