Studimi që po habiti botën! Njerëzit që flasin me veten janë më të suksesshëm?
Dramat për Kim Kardashian duket sikur nuk kanë fund. Vetëm disa ditë para se Kim të kërkonte divorcin, burri i saj Kanye West U përpoq të shiste bizhuteritë që ai vetë ia kishte dhuruar.
Reperi e dinte se martesa e tij kishte përfunduar dhe donte të fshinte të gjithë gjurmët që e lidhnin me të shkuarën.
“Në dy javët e fundit, Kanye po përpiqej të shiste bizhuteritë që kishte blerë për Kim nga të paktën dy argjendarëve të mëdhenj”, tha një burim për The Sun.
Pavarësisht se ato bizhuteri nuk u shitën, përsëri Kanye është i bindur se nuk dëshiron të kthehet pas në kohë. Ylli i Keeping `Up With The Kardashians` bëri kërkesë për divorc të premten e kaluar dhe pa humbur kohë ka nisur betejën ligjore për të fituar kujdestarinë e 4 fëmijëve.
Mesa duket historisë së dashurisë së Kim Kardashian dhe Kanye West i ka ardhur fundi pas 6 vitesh të martuar. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007.
I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme .
Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Top Channel