Shkodër/ Banori: Kanë dëmtuar linjën elektrike, njerëzit ka rrezik t’i zërë korrenti në trotuar (FOTO)

24/02/2021 21:04

Punimet që po kryhen në zonën e njohur si Unaza Lindore në qytetin e Shkodrës kanë shkaktuar panik banorët.

Njëri prej tyre është ankuar në “Ti Raporton” në Top Channel, duke thënë se është dëmtuar linja elektrike dhe po e mbulojnë me dhe duke shkaktuar rrezik për t’i zënë korrenti njerëzit që ecin në trotuar.

“Linjën elektrike e kanë prishur dhe e mbulojnë me dhe. Ka rrezik të zërë korrenti njerëzit duke ecur nëpër trotuare. Trotuare është bërë i ri para 4 vitesh dhe ka 20 cm beton të shtruar nën pllaka për të mos bërë ulje trotuari.

Ata po e mbulojnë me dhe e si shtrojnë fare beton. Ndodhemi në Unazën Lindore Shkodër”, shkruan banori.

Në pamjet që ka dërguar duket se si janë çarë tubat dhe po mbulohen me dhe.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel