Zyrtare/ Futbollisti Ernest Muçi transferohet nga Tirana në Legia Varshava

23/02/2021 18:18

Ernest Muçi është transferuar nga Tirana në Legia të Varshavës.

Ish-sulmuesi i Tiranës firmosi sot për 4 vite e gjysmë me kampionët e Polonisë (deri më 30 qershor 2025). Klubi i Tiranës ka marrë 500 mijë euro dhe 10% të kartonit në rast të shitjes së tij.

Në këtë sezon Muçi ka luajtur me Tiranën 24 ndeshje, në të cilat ka shënuar 7 gola dhe ka dhuruar 4 asiste. Ndërkohë Legia është klubi më i titulluar në Poloni me 19 tituj kampion gjithsej.

“Pas shumë kohe maraton bisedime mes klubi Tirana dhe Legia u gjet marrëveshje e përbashkët, ofertën e solli agjenti im Shkumbin Qormemeti që jam falenderues për cdo gjë që ka bërë dhe që kjo trativ u mbyll me sukses”, tha Ernest Muçi.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel