Top Story/ Rituali i një gjuetari, pasi e ka vrarë kafshën e përkëdhel atë me dashuri

23/02/2021 22:46

Gjuetari pasi e ka vrarë kafshën dhe e ka kontrolluar se si ka shkuar procesi, e përkëdhel atë me dashuri.

Shumë pyetje i drejtohen gjuetarit të sotëm nga ata që nuk e rrokin dot këtë aktivitet në mendjen e tyre; pse të kënaq kaq shumë gjuetia, pse i vret kafshët teksa i do ato, pse harxhon kaq kohë me gjuetinë.

Gjuetia për të nuk është sport, as lojë, as hobi, por është një mënyrë jetese. “Kjo është ai që jam. Kjo është pseja ime.”-thotë gjuetari.

Ai dëshiron gjuajtjen perfekte. Ai ushtrohet sepse kërkon 100% suksesin. Gjuetari kalon orë të tëra ngjitje, ecje, rrëshkitje në terrene të vështira, kryesisht natën.

Nëse gjithçka ka shkuar mirë, kafsha ka ngordhur përpara se të prek tokën. Gjuetari i afrohet për ta kontrolluar.
Të prekësh vdekjen, për një gjuetar nuk është e vështirë. Për të është trofeu i shumë sakrificave.
Ai e di që po bën gjënë e duhur. Përpos që gjuetia rjedh në venat e tij, ushqen trurin dhe shpirtin, ai ushqen familjen me gjahun.

Gjuetari thotë se gjuetia ka lindur me njeriun.
Njeriu asokohe, e siguronte mbijetesën mbi bazën e territorit që shfrytëzonte. Këtë e bënte përmes gjuetisë dhe mbledhjes. Njeriu gjuante kafshë, peshk, rrënjë, bimë, kërpudha, tartuf për tu ushqyer. Pastaj me zhvillimin e shoqërisë njerëzore mbledhja solli bujqësinë, gjuetia blegtorinë.

Gjuetia është nevoja për mjete e njeriut për gjueti, dhe për përpunimin e gjahut. Veglat e para ishin guri i mprehtë dhe çomangja, bastuni. Të dy këto mjete janë për të vrarë. Pra, mjetet e para të njeriut kanë qenë për të vrarë. Gjuetia është në burim të zhvillimit njerëzor. Është e rrënjosur në instikt, në subkoshiencë. Si e tillë është shumë e fuqishme.
“Unë gjuetinë e kam filluar në moshë të re. Rrija pas babait dhe më hyri në qef sporti gjuetisë. Ai është edhe një art më vete. Duke u marrë që në vogëli, gjahtari I mirë edhe vetëedukohet. Pse? Ka sezone për hapjen e gjuetisë dhe çdo lloj gjahu. Nga kjo kohë në atë kohë. Në kohën e monizmit nuk kishte nevojë të thoshte njeri do të happen armët, gjahtari e dinte pëmrendësh kur hapeshin dhe kur mbylleshin.” us hpreh gjuetari, Stavër Qosja

Të rrallë janë njerëzit që e zbulojnë pasionin për gjuetinë në moshë të madhe.
Të gjithë gjuetarët kujtimet e para me këtë aktivitet e lidhin me fëmijërinë, me hilet që bënin për t’ju shkuar baballarëve ose të rriturve të tjerë nga pas, të cilët shkonin për gjueti.
“Gjuetia është e trashëguar nga brezat dhe është diçka që lind. Pasion, është një sëmundje që nuk del dot më. Gjuetia ka shumë gjëra të lidhura; zagari, shoqëria, ambienti. Siç e shikoni këtu është një local gjuetie ku mblidhen gjithë gjahtarët e rrethit të Lushnjes, por edhe gjahtarët nga rrethet. Krijojmë një ambient që të thuash njeriu nuk plaket kurrë. Kam qenë që I vogël. Shkoja pas gjahtarëve të mëdhenj siç ka qenë kryetari I shoqatës së asokohe Asllan Hajdari. Prisja atë kur dilte nga shtëpia, fshihesha dhe I shkoja pas. Kur na shikonte thoshte ik o çuni I Shahut. Ku të shkoja më unë.” u shpreh Ramazan Gjyli, Kryetar i Shoqatës së Gjuetarve Lushnje

Top Channel