Riaktivizohet zjarri në landfillin e Bushatit, reshjet e shiut nuk i shuan dot flakët në venddepozitimin e mbetjeve
22/04/2026 12:57
Për të katërtën ditë me radhë, qindra banorë të disa fshatrave të Vaut të Dejës, Shkodrës e Lezhës, po bashkëjetojnë me tymin dhe erën e rëndë që po u sjell në shtëpi zjarri në landfillin e Bushatit.
Të favorizuara nga era, mbeturinat po vazhdojnë të digjen pavarësisht përpjekjeve të forcave zjarrfikëse.
As reshjet e shiut për dy ditë me radhë, por as zjarrfikëset nuk arritën të shuajnë flakët. Aktualisht po hidhet dhe për të izoluar zjarrin, por tymi vazhdon të jetë ende shumë problematik për banorët.
Për shkak të shtresave të depozitimit të mbeturinave, dyshohet se zjarri ka depërtuar në thellësi, duke e bërë më të vështirë fikjen e tij.
Zjarri në landfill ka nisur që prej datës 19 prill.
Top Channel