Riaktivizohet zjarri në landfillin e Bushatit, reshjet e shiut nuk i shuan dot flakët në venddepozitimin e mbetjeve
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodër, ku një 27-vjeçare shtetasja M.S ka humbur jetën vetëm pak orë pasi ishte bërë një apel urgjent për dhurim gjaku në ndihmë të saj, për shkak të kompozicioneve shëndetësore.
E reja kishte sjellë në jetë binjakë, por gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua menjëherë pas lindjes, duke e bërë të domosdoshëm sigurimin urgjent të gjakut të grupit 0 negativ. Thirrja për ndihmë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe në media, duke mobilizuar dhjetëra qytetarë që iu përgjigjën menjëherë apelit për të dhuruar gjak.
Korrespondenti i Top Channel Klodian Zhivani raporton se pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe solidaritetit të treguar nga qytetarët, 27-vjeçarja nuk arriti t’i mbijetojë gjendjes kritike.
Kjo humbje ka prekur thellë opinionin publik, ndërsa familja e saj po përballet me një dhimbje të madhe. Qytetarë të shumtë kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre në këtë moment të vështirë.
Top Channel