Është arrestuar njëzet e pesë vjeçari Vehid Murić, i cili akuzohet për vrasjen e dy vëllezërve Denis dhe Nezrin Hot, 28 dhe 35 vjeç nga Rozhaja dhe Kenan Miraljemović nga Novi Pazari.

Krimi i rëndë që tronditi Podgoricën një ditë më parë ndodh në një apartament me qira në lagjen Stari Aerodrom, ku jetonin së bashku katër të rinjtë, sipas një deklarate zyrtare nga Drejtoria e Policisë.

Shkak është bërë një mosmarrëveshje personale midis tyre që ka degjeneruar në krimin makabër. Pasi kreu krimin, autori i dyshuar shkoi në qytetin e tij të lindjes, Rozhaje, dhe duke u shfaqur në derën e shtëpisë së familjes.

“Nënë, duart më janë lyer me gjak, vrava tre persona… Më vjen keq”,  është drejtuar ai të ëmës, e cila më pas ka telefonuar policinë.

Sipas deklaratës zyrtare të Drejtorisë së Policisë, Murić nxori një armë të ftohtë pas një grindjeje me tre viktimat.

Top Channel