Pavarësisht sherreve dhe debateve të forta që ndodhin në studion e “Për’puthen”, duket se në prapaskenë gjërat janë më butë dhe qetë. E këtë e tregojnë vetë konkurrentët me postimet që bëjnë në rrjetet sociale.

Një ditë më parë, Ledjana ka postuar një foto të bukur ku shfaqet me Mevlanin. Ajo u bën një pyetje ndjekësve të saj: “A shkojmë?”.

Teksa shumë fansa i komentojnë se janë “shumë perfekt” apo edhe “ju të kënaqni zemrat”. Por komenti që merr menjëherë vëmendjen e të gjithëve është ai i Antonelës, e cila ka treguar që në fillim se ka një pëlqim për Mevlanin.

“Jo”, ka shkruar Antonela, ndërkohë që ka patur reagime të shumta menjëherë, ku dikush i shkruan se i ke bërë “follow”, se nuk i duhet zënë besë.

FOTO GALERI
4/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA