Edhe pse vitet kalojnë, Jennifer Lopez, vijon të mbetet në super formë dhe me një portret kaq rinor. Në fytyrën e saj është paksa e vështirë që të gjesh një rrudhë, e madje fansat e akuzojnë se ka bërë botox.
Por një gjë të tillë e ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike këngëtarja dhe aktorja e famshme. Javën që shkoi. Ajo u shpreh se për “rininë e saj të përjetshme i detyrohet vajit të ullirit”.
Jennifer Lopez ka treguar se si dikur, kur ishte 23 vjeçe një doktor u përpoq ta bindte të bënte botox, por ajo nuk pranoi.
“Thjesht pyes veten se çfarë do të më kishte ndodhur po të kisha nisur botox-in aq e re. Fytyra ime do të ishte krejtësisht ndryshe nga kjo që kam sot”, tha ajo.
Por sërish fansat janë të sigurt që ajo ka bërë ndërhyrje në lëkurë, pasi sipas tyre, është e pamundur që të jetë kaq e re edhe në moshën 51-vjeçare. Ata nuk e besojnë dot se vaji i ullirit ka bërë “magji” në fytyrën e saj.
“J-Lo nuk ka ndryshuar që nga viti 1998. Do jetë ndonjë vaj i nivelit superhero”, ironizon një ndjekës.
E lind pyetja a i mban vaji i ullirit larg rrudhat?
Vaji i ullirit përmban antioksidantë, për të cilin disa njerëz pohojnë se ndihmon në zvogëlimin e shfaqjes së vijave të imëta dhe rrudhave. Sidoqoftë ai nuk ka kurrsesi të njëjtin efekt si një injeksion kundër rrudhave.
Top Channel