Në rrjetet sociale këto ditë është duke qarkulluar një video që shfaq një përfundim ndryshe të filmit të famshëm “Titanic”.
Shumë prej ndjekësve të Twitter-it, nuk e kanë ditur për ekzistimin e këtij versioni, edhe pse është publikuar para disa vitesh.
Megjithëse është publikuar disa herë në platforma të ndryshme në internet, përfundimi alternativ është bërë sërish ‘viral’, ndërsa disa prej shikuesve mendojnë se regjisori James Cameron ka bërë mirë që ka vendosur për përfundimin origjinal të filmit.
Në përfundimin origjinal, shfaqet gruaja e moshuar që del në kuvertë dhe e hedh gjerdanin në det. Në atë version, ajo është vetëm, ndërsa në versionin alternativ, është e rrethuar nga ekipi që ka kaluar disa vite duke e kërkuar gjerdanin.
Përfundimi alternativ i “Titanic” për herë të parë është shfaqur në vitin 2005 në versionin DVD të filmit.
Top Channel