Sot ka nisur procesi i vaksinimit në qytetin e Vlorës.
Për të ndjekur nga afër këtë proces në Vlorë ndodhej Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila u shpreh se pas vaksinimit të stafit mjekësor do të vijojë vaksinimi në shtëpinë e të moshuarve. Vaksinimi po ecën me ritme të shpejta, ku vetëm dje janë kryer mbi 600 vaksinime.
“Tashmë ka filluar vaksinimi për personelin shëndetësor edhe në Vlorës. Pika e vaksinimit që ne kemi hapur do të ofrojë vaksinimin sipas një procesi dhe zinxhiri të sigurt, duke filluar nga mjekë dhe infermierë të spitalit të Vlorës, duke vazhduar me mjekë dhe infermierë të spitaleve të qarqeve. Me ardhjen e vaksinave do të vazhdojë edhe shtrirja me kategorinë +80 vjeç edhe do vijojë duke u kryer edhe në pole të tjera të Shqipërisë. Kemi një ritëm shumë të mirë të vaksinimeve, vetëm dje janë kryer mbi 600 vaksinime, duke përfshirë edhe të moshuarit dhe stafet e shtëpisë të moshuarve.
Manastriliu shton se sot kanë mbërritur mbi 200 dozë dhe procesi vaksinimit deri më tani ka shkuar shumë mirë.
“Sot kanë mbërritur rreth 200 doza vaksinash, kemi ambicjen të kryejmë sa më shumë vaksinime. Me 7020 doza të ardhura duam të vaksinojmë sa më shpejt, sepse aq më shpejt krijohet barriera mbrojtëse. Me ardhjen e dozave të tjera do të shtrihet vaksinimi edhe te bluzat e bardha edhe ashtu siç kryeministri tha. Kemi kapacitete për të vaksinuar popullatën jo vetëm në këto qendrat të vaksinimit të përqendruar por edhe në spitalet, poliklinikat, qoftë qendrat shëndetësore. Vaksinimi është një sfidë për të gjithë.Procesi ka vajtur mirë deri në këto momente. Do të vijojmë me vaksinimin. Me ardhjen e dozave të tjera të hëna do të shtrijmë akoma më shumë vaksinimin.
Ditën e dielë do të nisë vaksinimi i personaliteteve të cilët janë +80 vjeç, shton më tej ministrja.
“Ditën e dielë do të nisë vaksinimi i personaliteteve të cilët janë +80 vjeç që kanë sëmundje të tjera, për të vijuar më pas me të moshuarit e tjerë të kësaj grup moshe. Ne nuk do të ndalemi me kaq, sepse të gjithë të moshuarit +80 vjeç edhe ata +75 vjeç sipas kalandarit do të vaksionohen. Do të fillojmë me ta por do ta shtrijmë më tej. Brenda 14 muajve të përfundojmë vaksinimin e popullatës. Kapacietet i kemi të vaksinojmë mbi 200 individë.
Top Channel