“Je si vaj ekstra i virgjër”/ U pezullua nga “Për’Puthen” pas sherrit me Sindin, autorja jep lajmin: Juliani do…

18/02/2021 14:00

Autorja e programit më të ndjekur të momentit, “Për’Puthen”, ka një surprizë për të gjithë shikuesit e këtij emisioni.

I shumë përfolur për jetesën dhe natyrën e tij “të egër”, Juliani u pezullua nga programi pak ditë më parë pas debateve me Sindin, ku kjo e fundit shpërtheu pas komentit nga Juliani që tha se ajo është “si vaji i Borshit, ekstra i virgjër”.

Por pas një pauze të shkurtër, Juliani do të rikthehet! Këtë e bën të ditur, autorja e emisionit, Olsa Muahmeti, e cila përmes një story në rrjete sociale, ku shfaqet së bashku me Julianin.

Olsa: Sapo ka mbaruar biseda me djalin më të përfolur të momentit, Julin! Hë si shkoi? Juli kthehet nesër në program, po do themi ndonjë gjë nesër mo Juli?

Juli: Sot asgjë, nesër pak, të dielën i themi të gjitha

Olsa: Shihemi!

Juljan Lala është hyrja më e re në Për’puthen që nxiti menjëherë debate në studio pasi tha se jeton në shpellë dhe udhëton në botë pa para.

Ai u shpreh se nuk është brenda botës së teknologjisë dhe nuk i njeh vajzat, por i thanë që ka një format ku mund të dalë në televizor e të gjejë nuse.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA