Tentuan të kalonin lumin, por makinën e mori rrjedha/ Këta janë 2 elektricistët që humbën jetën në Gjirokastër (FOTO)

17/02/2021 11:16

Një ngjarje e rëndë u shënua në mesnatë, në Gjirokastër, ku një makinë e OSHEE ka rënë në lumin Drino dhe si pasojë kanë humbur jetën 2 elektricistët, Selfo Kallfa 52 vjeç dhe Ismet Isaraj 64 vjeç

Të dy elektricistët që humbën jetën tragjikisht ishin me një provojë të gjatë në sektorin e energjisë. Selfo punonte në këtë sektor prej 34 vitesh, ndërsa Ismeti prej 22 vitesh.

Në foto dy viktimat, Ismet Isaraj 64 vjeç dhe Selfo Kallfa 52 vjeç

Mësohet se këta të fundit ishin duke kaluar ne një ure te improvizuar me blloqe betoni, për te shkuar për një defekt elektrik ne fshatin “Asim Zeneli”, por rrjedha e lumit merr përpara makinën e tyre dhe e dërgoi rreth 100 metra në distance nga kjo ure.

Banoret e zonës thonë qe kjo rruge kalimi me blloqe ne lumin Drino është ndërtuar qe ne kohen e komunizmit dhe se e përdorin vetëm gjate kohës se mire, kur lumi nuk ka shume prurje.

Trupat e të dy shtetasve u nxorën nga polumbarët e RENEA-s.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA