Autorët vjedhin bronzin, dëmtohet Memoriali i Besëlidhjes historike të Senicës në Delvinë

22/09/2026 13:41

Mëngjesin e sotëm, bazamenti i Memorialit të Besëlidhjes historike të Senicës është gjetur pa basorelievin e derdhur në bronz.

Memoriali, i vendosur prej vitesh në qendër të fshatit Senicë, Bashkia Delvine përjetësonte Besëlidhjen e 10 prillit 1770, të lidhur mes krerëve të jugut për një luftë të përbashkët kundër Perandorisë Osmane, duke lënë mënjanë mëritë, hasmëritë dhe përkatësit!

Në fshatin Senicë ndodhet guri ku, sipas traditës historike, u lidh Besa 256 vite më parë. Ai përbën një monument natyror dhe historik të trashëgimisë kulturore.

Vite më parë, me iniciativën e banorëve të fshatit, kjo ngjarje e rëndësishme e qëndresës historike u përjetësua përmes një vepre arti të derdhur në bronz, realizuar nga skulptori vlonjat Zeqir Alizoti.

Krahas basorelievit, autorët kanë shkulur edhe një pllakë mermeri kushtuar dëshmorëve të fshatit.

Top Channel