Gjatë show-t Armer Expert, drejtuar nga aktori dhe humoristi Dan Shepard, aktorja seksi Salma Haykek dha një intervistë të sinqertë, e të mbushur me shumë nota humori.

E pyetur nga drejtuesi i podcastit në lidhje me bashkeshortin dhe martesën e saj, Salma u shpreh se ai është një njeri i mrekullueshëm dhe që atë vetë, e ka bërë të jetë më e mirë. Ylli hollivudian tregoi se njerëzit thonin në fillim te lidhjes se tyre se ajo u lidh me të për hir të parave.

“Njerëzit thonin që martesa jonë është nga ato të kombinuarat, se unë u martova për para. Ja pra, kemi kaq vite të martuar e të dashuruar, ju si thoni? Im shoq është super i këndshëm, bujar, i ngrohtë, dhe shumë joshës. E bukura është se unë fjalët e njerëzve tani nuk i marr as si ofendim, madje sikur më pëlqejnë”, është shprehur ajo.

I shoqi i aktores, milioneri 58 vjecar François Pinault është drejtuesi i grupit Kering, një korporatë shumë e njohur në industrinë e botës së modës së luksit, e gjithashtu dhe presidenti i kompanisë Group Artemis. Çifti ka një vajzë 12 vjeçare.

FOTO GALERI
10/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA