Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan ndanë lajmin e lumtur se po presin fëmijën e dytë përmes një fotografie bardh e zi.

Në fotografinë, e cila u shkrep me iPad nga shoku dhe fotografi i tyre Misan Harriman, çifti përqafohen së bashku ndërsa shijojnë një moment privat në natyrë.

Ndërsa 36-vjeçari i dhuron një buzëqeshje Meghan, ajo mbështet kokën në prehrin e burrit të saj dhe mban barkun e rrumbullakosur.

Për foton, nëna e ardhshme e dy fëmijëve kishte veshur një fustan të gjatë nga Carolina Herrera, i cili ishte bërë për të ndërsa ishte shtatzënë me djalin e saj të parë, që do të mbushë dy vjeç më 6 maj.

Ata e ndanë lajmin e lumtur në Ditën e Shën Valentinit, i cili vjen pasi ajo zbuloi se  pësoi një abort korrikun e kaluar .

 

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA