Stresi publikon bisedën me nënën, paralajmërimi nga arratia: Ditën që do kthehem, kuku për ju!

12/02/2021 20:12

Reperi Stresi është ende në arrati pasi u shpall në kërkim pas protestës së dhunshme më 8 dhjetor para kryeministrisë.

Ai ndodhet larg Shqipërisë dhe këtë e ka treguar nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjete sociale. Së fundmi, ka publikuar një bisedë me të ëmën, e cila thotë se ndjen mall për të birin.

“O Zhak jam mërzit për ty! Më ka marrë malli shumë me të përqafue. Kam merak për ty shumë, kur ishe këtu nuk kisha frikë për asgjë se të kisha afër. Vetëm lutem papushim për ty. Të përqafoj fort”, ka shkruar e ëma, ndërsa Stresi ia ka kthyer: “Unë jam shumë mirë mam dhe mu më merr malli për nanën teme po ja do vi shpejt. Të përqafoj”.

Krahas këtij postimi, Stresi ka bërë një paralajmërim duke shkruajtur: “Vetëm një gjë di t’ju them: Jam larg familjes shkaku i padrejtësive, por ditën që do kthehem ne i themi ndryshe kuku për ju”.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA