Artistja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, prej disa ditësh po paralajmëron publikimin e projektit të saj më të ri muzikor.

Mini-albumi i saj më i ri. do të publikohet sot. Kënga e parë e këtij albumi e titulluar “Bang”, është vizualizuar edhe me një klip shumë të veçantë, xhirimet e të cilit janë kryer në Bullgari.

Ajo çfarë e bën edhe më të veçantë këtë klip është paraqitja e këngëtares shqiptare, e cila në këtë video muzikore do të vijë e shfaqur me kostume, me elemente tradicionale shqiptare.

Rita prej ditësh ka publikuar në Instagram disa video të ndryshme që paralajmëronin ardhjen e klipit të saj të ri, “Bang”.

Ndërkohë së fundmi, Ora me një tjetër fotografi të veçantë nga xhirimet e klipit ku në theks vihej veshja e saj kombëtare, ajo publikoi edhe orën përkatëse se kur do të ishte i disponueshëm klipi.

Sipas orës lokale të vendit, në Kosovë klipi i ri i artistes shqiptare do të publikohet në orën 19:00.

Rita për këtë projekt ka bashkëpunuar me stilistin kosovar Valdrin Sahiti, i cili ka punuar veshjen kombëtare të artistes në klip, teksa xhirimet janë kryer në objektin e famshëm brutalist dhe kontrovers të Bullgarisë, ‘Buzludzha’ me një leje të veçantë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

FOTO GALERI
10/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA