Këngëtarja shqiptare  Dua Lipa ka ardhur shumë ndryshe me këngën e saj më të re “We’re good”.

Kënga është bashkë-kompozuar nga Emily Warren, Scott Harris, dhe Sylvester Willy Sivertsen dhe vetë Dua.

“We’re good” është vizualizuar edhe me një klip të veçantë, që i kthen fansat prapa në kohën e Titanikut.

I gjithë klipi është konceptuar si një ndodhi në një anije e cila më pas përmbyset dhe ka të njëjtin fund si anija e famshme.

“Videoja muzikore është e disponueshme tani! Faleminderit të gjithëve që kanë punuar kaq shumë për ta sjellë në jetë këtë video”, shkroi Dua në Instagram pas publikimit të këngës.

Artistja shqiptare gjithashtu ka njoftuar se ka dalë në shitje versioni i ri i albumit të saj “Future Nostalgia”, i titulluar “The Moonlight edition”.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel