Trendi i fotove dhe videove gjatë momentit të marrjes së vaksinës në internet është pëlqyer nga shumë politikanë.

Politikanët janë të përgatitur për të bërë fotografi të mirë menduara gjatë fushatës.

The Independent sjell një analizë të taktikave që politikanët përdorin në komunikimin e tyre publik. Boris Johnson mundi një 10-vjeçar në një lojë regbi, David Miliband duke tundur një banane në mënyrë të çuditshme dhe Theresa May duke u përpjekur të hante patate të skuqura si çdo njeri…

Por, me agjenda të reja në këtë periudhë pandemie, ministrat duket se kanë vendosur së bashku të provojnë diçka të re për 2021: foto gjysmë të zhveshur.

Teksa gëzojmë që çdo ditë më shumë njerëz po vaksinohen kundër koronavirusit, shikojmë që më shumë politikanë postojnë foto gjatë momentit të vaksinimit.

Gjithçka filloi në 19 janar kur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ndau një fotografi të tij duke marrë dozën e parë. Imagjinoni skenën, këmisha e tij zyrtare blu është e varur në njërin krah duke ekspozuar gjysmën e gjoksit të tij dhe pavarësisht se ka vendosur maskë, ai duket kur  buzëqesh.

Fotografia u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale. Por, ne pyesim, kryeministri nuk mundej që thjesht të ngrinte mëngën lart ose të vishte kanatjere ose bluzë poshtë këmishës?!

Më 26 janar, deputeti konservator Brendan Clark-Smith po ashtu postoi foto, teksa mbante këmishën në njërën anë. Më 8 shkurt, ministri francez i shëndetësisë, Olivier Veran postoi në Twitter fotografinë e tij me një fjalim me një fjalë, “Vacciné” dhe ndjekësve iu duk si një reklame franceze parfumi. Deputeti Tory dhe një foto në të cilën dukej pa bluze fare.

Pasi u kritikua gjerësisht ai tha: “Unë thjesht nuk mund të vendosja mëngët mbi muskujt e mi”. Megjithëse ndarja e fotove të vaksinave për të ndërgjegjësuar publikun nuk është krejt e re, gjatë fushatës së gripit në vitin 2012, Dan Poulter, deputet i  Suffolk, ndau një fotografi me këmishën e  varur nga njëra shpatull si një toga romake. Elvis Presley u fotografua duke marrë vaksinën e  poliomelitit në 1956, dhe natyrisht Vladimir Putin pëlqen një xhiro mbi kalë pa bluzë.

Duket si një trend ku burrat e kanë gjetur veten gjatë izolimit, të privuar nga prekja njerëzore për më shumë se një vit.

Ashtu si shumë trende të tjera, që na kanë dhënë pak argëtim gjatë kësaj periudhe të vështirë, duket se dhe trendi i “vaxxies” ka këtë synim. Përveç kësaj, padyshim që politikanët e përdorin për të rritur popullaritetin e tyre.

Pas një viti me periudhën më të madhe në shtëpi, politikanët kanë kuptuar të japin atë që duam: një lajm i mirë për pandeminë dhe një kujtesë se shumë prej nesh nuk ka qenë në palestër që nga marsi i kaluar.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel