“Më thanë të bëja gjoksin dhe të pasmet”, aktorja e famshme rrëfen fillimet e karrierës: U largova e tronditur

09/02/2021 17:27

Aktorja e famshme, Priyanka Chopra, e cila më 11 shkurt do të botojë autobiografinë e saj të parë, “Unfinished”, ka kujtuar fillimet e saj në industrinë e filmit.

Ajo ka denoncuar seksizim, duke thënë: “Një regjisor dhe producent më tha se duhej të rregulloja masat e mia: gjoksin, të pasmet dhe nofullën. Ata më quanin ‘ndryshe’”.

“Nëse dëshiroja të bëhesha aktore, më tha, do duhej të rregulloja përmasat e mia. Ai më tha se njihte një kirurg plastik të shkëlqyeshëm në Los Angeles”, ka shtuar Priyanka.

38-vjeçarja ka shtuar se është larguar nga studio e tronditur dhe duke u ndjerë e vogël. Ajo shpjegon se si është e zakonshme në “Hollywood” të dëgjosh gjëra të tilla.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA