25/11 16:24
Aktorja e famshme, Priyanka Chopra, e cila më 11 shkurt do të botojë autobiografinë e saj të parë, “Unfinished”, ka kujtuar fillimet e saj në industrinë e filmit.
Ajo ka denoncuar seksizim, duke thënë: “Një regjisor dhe producent më tha se duhej të rregulloja masat e mia: gjoksin, të pasmet dhe nofullën. Ata më quanin ‘ndryshe’”.
“Nëse dëshiroja të bëhesha aktore, më tha, do duhej të rregulloja përmasat e mia. Ai më tha se njihte një kirurg plastik të shkëlqyeshëm në Los Angeles”, ka shtuar Priyanka.
38-vjeçarja ka shtuar se është larguar nga studio e tronditur dhe duke u ndjerë e vogël. Ajo shpjegon se si është e zakonshme në “Hollywood” të dëgjosh gjëra të tilla.
Top Channel