Historia e veçantë e nënës që krijon kukulla ndryshe, për t’ia përshtatur vajzës me aftësi të kufizuara (Fotot)

09/02/2021 10:55

Nëna donte të gjente një kukull për vajzën që nuk dëgjon, por pasa kërkimet vendos ta krijojë vetë. Tashmë ajo prodhon kukulla për fëmijët me aftësi ndryshe.

Clare Tawell është nënë e një vajze dhe krijuese e lodrave me seli në Britani. Në vitin 2017, ajo filloi të bënte kukulla unike me aparate dëgjimi të brendshëm për vajzën e saj e cila lindi me probleme të dëgjimit. Në atë kohë, nuk kishte asnjë lodër që përfaqësonte vajzën e saj të vogël. Diçka duhej bërë, kështu që ajo filloi të vepronte dhe më vonë hapi një dyqan lodrash në internet të quajtur “BrightEars”. Sot, ajo ka pajisje dhe koleksione të tëra të dizejnuara për fëmijë me aftësi të kufizuara në shikim dhe dëgjim dhe paaftësi të tjera.

Clare filloi kërkimin për një lodër që i ngjante vajzës së saj. Ajo thotë se nuk kishte kohë dhe durim të mjaftueshëm për të pritur që dikush të prodhonte një lodër për të cilën vajza e saj 4-vjeçare kishte nevojë. Kështu ajo dizajnoi vetë kukullën e parë për fëmijët me aftësi të kufizuara. “Ishte pak e ashpër rreth skajeve. Por të paktën kjo kukull e vogël kishte të njëjtat aparate dëgjimi si vajza ime. Kur vajza, Tilly e pa, u dashurua plotësisht me të”, kujton ajo.

Ajo vendosi ta quajë dyqanin e saj në internet, “BrightEars” pas aparateve të dëgjimit të Tilly sepse para se të fillonte kjo aventurë, ata i dekoronin me vula dinosauri ose njëbrirësh për t’i bërë ato më të gjallë. “Të gjitha pajisjet e Tillyt janë krijuar me qëllim që të jenë shumëngjyrëshe dhe tërheqëse. Ata janë pjesë e saj dhe nuk dua që ajo të turpërohet prej tyre ose të ndjehet sikur duhet t’i fshehë. Ajo nuk dëgjon por nuk ndihet keq për këtë. Ne nuk do të fshihemi nga ndryshimet tona, kemi të drejtë të pranohemi dhe jemi krenarë për to”,shtoi ajo.

Burimi: Bright Side

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA