Një grup prej alpinistësh kanë mbetur të bllokuar prej disa orësh në malin e Murganës pranë kufirit me Greqinë.
Një 17 vjeçar, pjesë e grupit të tyre ka thyer këmbën dhe është thuajse e pamundur që të transportohet, për këtë shkak ata kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri. Ndërhyrja me helikopter nuk ishte e mundur, ndaj grupi po përpiqet ta zbresë vetë të plagosurin deri sa të mbërrijnë forcat e policisë që kanë filluar ngjitjen rreth 30 minuta më parë.
Top Channel ka siguruar ekskluzivisht pamjet e grupit të alpinistëve të cilët me mjete rrethanore mundohen të transportojnë të plagosurin. Alpinistët njoftojnë se janë ndarë në dy grupe dhe po kërkojnë ndihmën e një helikopteri. Grupi që ka më shumë vështirësi është bllokuar në lartësinë rreth 1200 metra.
Ndërsa drejt zonës po ngjiten efektivë të forcave “Shqiponja” për të bërë të mundur zhbllokimin e tyre. Mësohet se disa persona që po shoqërojnë të plagosurin kanë filluar të vuajnë nga hipotermia e shkaktuar nga temperaturat e ulëta.
Top Channel