U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Një grup prej alpinistësh kanë mbetur të bllokuar prej disa orësh në malin e Murganës pranë kufirit me Greqinë.
Një 17 vjeçar, pjesë e grupit të tyre ka thyer këmbën dhe është thuajse e pamundur që të transportohet, për këtë shkak ata kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri. Ndërhyrja me helikopter nuk ishte e mundur, ndaj grupi po përpiqet ta zbresë vetë të plagosurin deri sa të mbërrijnë forcat e policisë që kanë filluar ngjitjen rreth 30 minuta më parë.
Top Channel ka siguruar ekskluzivisht pamjet e grupit të alpinistëve të cilët me mjete rrethanore mundohen të transportojnë të plagosurin. Alpinistët njoftojnë se janë ndarë në dy grupe dhe po kërkojnë ndihmën e një helikopteri. Grupi që ka më shumë vështirësi është bllokuar në lartësinë rreth 1200 metra.
Ndërsa drejt zonës po ngjiten efektivë të forcave “Shqiponja” për të bërë të mundur zhbllokimin e tyre. Mësohet se disa persona që po shoqërojnë të plagosurin kanë filluar të vuajnë nga hipotermia e shkaktuar nga temperaturat e ulëta.
Top Channel