Angela Martini ka bërë një ditë më parë një bashkëbisedim me ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram”. Gjatë kësaj bisede virtuale, vendosi që tema të ishte në lidhje me sekretet. Si pasojë një fans i shkruan se është gay.

“Jam gay! Je njeriu i parë që po i tregoj. Ndjenjë e çuditshme, por e parealizueshme në Shqipëri”, i shkruan personi në fjalë.

“Nuk ka asgjë të keqe të jesh gay. Është diçka e bukur. Dashuria është dashuri e duhet të jesh krenar”, i përgjigjet modelja e njohur.

Nga ana tjetër një ndjekëse tjetër i drejtoi një pyetje: “Si të kemi vetëbesim si ti? A të kanë xhelozuar ndonjëherë?”.

Me përgjigjen e saj, bukuroshja shkodrane jep edhe një mesazh të bukur për të gjitha vajzat.

“Njerëzit xhelozojnë çdo ditë, ato që të njohin dhe të tjerë që nuk të njohin. E vetmja konfidencë është që ti do veten tënde dhe je njeri i mirë. Në këtë botë jemi vetëm një periudhë, prandaj të realizojmë dëshirat tona”, iu përgjigj Angela.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA