Pak ditë më parë, moderatorja njoftoi se është infektuar me koronavirus dhe do të qëndrojë e karantinuar për 14 ditë.

Sot, Bora është rikthyer për pak në rrjetet sociale, duke postuar një foto nga ballkoni i shtëpisë ku po qëndron në izolim. Pa make-up dhe veshur thjeshtë, prezantuesja nuk e pati problem të shfaqte fytyrën e saj, edhe pse duket e lodhur. “Për ajrosje në ballkon’, shkruan poshtë fotos.

Megjithatë ajo është shprehur se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe problemi më i madh për të është fakti që do të qëndrojë e izoluar edhe nga djali. “Mirë gjithë të tjerat, po pa Arborin si do rri unë?!” shkruan Bora në një tjetër foto të postuar në faqen e saj në Instagram, bashkë me Arborin.

Shoqëruesi i Borës në këto ditë të vështira është maçoku i saj, Oreo.

Bora Zemani është moderatore e “Për’puthen” dhe gjatë mungesës së saj do të prezantojnë vetë vajzat konkurente, me radhë. Ana Kauri prezantoi dy puntatat e kaluar dhe duket se e kaloi me sukses provën, teksa gjatë prezantimit ka shkaktuar të qeshura dhe emocione, teksa flet me konkurentët, veçanërisht me Elvisin, me të cilin ajo ka bërë takime dhe ka shfaqur pëlqim por shprehet se së fundmi ndihet e zhgënjyer nga ai.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA