Ditë më parë, Shqipja ishte ‘kapur’ me Tean, duke i thënë se po shtiret ngase nuk është në lidhje me Andin, shkruan lajmi.net.

Që kur u përjashtua nga emisioni “Për’puthen”, Shqipja ka postuar në rrjetet e saj sociale foto e video ku sulmonte Andin dhe Tean, të cilët vendosën që të dilnin bashkë nga programi.

Por mesa duket gjërat qenkan ashtu siç ka thënë Shqipja, që Tea në të vërtetë është në një lidhje dashurie me ish-konkurrentin, Bearti. Dje u postuan foto e video që e vërtetonin një gjë të tillë, e madje edhe vetë Bearti e pranoi se “dashuria e tyre ishte e vërtetë”.

E teksa “bombat” e paralajmëruar nga Shqipja kanë “shpërthyer”, nuk mungoi reagimi i saj edhe pse në mënyrë indirekte.

Ish-konkurrentja publikoi disa fotografi në “Instagram”, përmes së cilave thotë se karakteri i saj është ky që të bëjë gjëra të drejta.

“Besoj në të bërit gjëra të drejta, ky është karakteri dhe personaliteti im”, shkruan Shqipja.

Por ajo nuk u ndal me kaq, pasi bëri edhe një postim tjetër ku shkruante: “Në një botë kur gjithkush bart maskë, është privilegj të shohësh një shpirt”.

FOTO GALERI
3/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA