29/11 07:50
Ylli televiziv, Francesca Farago, i ka vënë “flakën” rrjetit me fotografitë e postuara së fundmi në rrjetet sociale. Ajo u ka treguar ndjekësve të shumtë edhe tatuazhin më të ri, të cilin ia ka dedikuar të dashurës Demi Sims.
Farago e ka bërë tatuazhin në të pasmet e saj dhe në të shkruhet pikërisht emri i partneres së re. Këtë detaj e zbuloi përmes pozave “hot” nga Meksika, teksa ekspozoi të pasmet e saj.
Dy bukuroshet ndodhen me pushime, dhe herë pas here kanë ndarë me fansat fotografi e video mjaft seksi. Madje nuk kanë munguar as pozat ku ato shfaqeshin duke i dhuruar njëra-tjetrës puthje.
Top Channel