Biznesmeni plagosi gruan italiane/ Rrëfimi i Karlotës: Më goditi me thikë në fytyrë, me shtriu në tokë dhe më shkuli flokët

29/01/2021 13:04

Kastriot Dema dhe Carlotta Dossena zotërojnë një kompleks turistik në Vilëbashtovë. Konfliktet mes çiftit kanë qenë të vazhdueshme dhe Carlotta rrëfen se bashkëshorti do t’i marrë gjithçka që ka investuar.

Unë isha në restorant, po darkonim me stafin. Dëgjova tre goditje të forta, hapa dritaren për të parë. Mendova se ishte pistoletë, hoqëm fëmijët.

Kur hapa dritaren, shoh kokën e bashkëshortit që ndodhet në arrest shtëpie në katin e dytë dhe filloi të më kërcënonte dhe ofendonte“.

Kastriot Dema ndodhej në katin e dytë të ndërtesës, në arrest shtëpia, pas denoncimit të Carlottës për dhunë.

Kur filloi të kërcënonte ndërhynë disa anëtarë të stafit. Pastaj ai zbriti dhe filloi të më qëllojë me thikë. U mbrojta me krahë se filloi të më godiste në fytyrë. Kam 5 goditje me thikë në krah. Kam pasur dhe të tjera goditje, më ka shkulur flokët dhe më hodhi në tokë. Ndërhynë dy djem nga stafi ta largonin nga unë se unë nuk mundesha. Pashë që tentoi të ikte por u rrëzua, nuk e pashë mirë se isha në tokë“.

Sipas saj, shkaku i konflikteve të vazhdueshme është ekonomik. “Unë kam investuar në Shqipëri çdo gjë që kisha dhe ai do të ma marrë”, rrëfen Carlotta në “Shqipëria live”.

Kastriot Dema plagosi me thikë bashkëshorten e tij italiane Karlotën, në ditën e saj të lindjes.

Prej disa vitesh çifti ishte kthyer nga Italia dhe kishte ndërtuar një resort turistik në kodrat e fshatit Ballaj. Në një reportazh të emisisonit “Fshtrat e Shqipërisë” në Top Channel në korrik të vitit të kaluar të dy flisnin me shumë pasion për punën e tyre në kompleksin turistik që kanë ngritur në  Vilëbashtovë.

Por përtej buzëqeshjes para kamerave duket se mes çiftit konfliktet kishin nisur prej kohësh duke kulmuar mbrëmjen e së mërkurës ndërsa Carlotta festonte me miq.

FOTO GALERI
3/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA