Pamje nga aksidenti në Berat

Ervis Domaxeti, 37-vjeçari që shkaktoi aksidentin e frikshëm mbrëmë në Berat, duke marrë përpara 4 makina është arrestuar.

Pas testit të alkoolit rezultoi se shoferi ishte në gjendje të dehur në masën 0.78 mg/litër. Ai po drejtonte automjetin tip “BMW” me targa AA838UD duke lëvizur me shpejtësi të madhe.

Mësohet se nga aksidenti fatmirësisht nuk ka viktima, por ka mbetur i plagosur shtetasi I.TH., 39-vjeç që ishte pasagjer te BMW- ja që shkaktoi aksidentin dhe është dërguar për mjekim tek Trauma në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., 37 vjeç, banues në lagjen “Kushtrim” Berat, i cili duke drejtuar mjetin tip “BMW”, pasi ka humbur kontrollin ka goditur 4 mjete që ishin të parkuara dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.    Si pasojë është dëmtuar pasagjeri që ishte në mjetin e tij, shtetasin I. Th., 39 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat, i cili është dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Traumës Tiranë.   Pas testit të alkoolit rezultoi se drejtuesi i mjetit, shtetasi E. D. ishte në gjendje të dehur, në masën 0.78 mg/litër. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

FOTO GALERI
5/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA