Në disa skena qesharake, klientet shiheshin të largoheshin me vrap nga një floktore ilegale, pas pikasjes nga policia në Britani.

Autoritetet thanë se pronarja e sallonit të flokëve Euphoria Tanning në Uells, dhe disa nga klientet e saj ishin gjobitur, për ofrimin e shërbimeve megjithse duhet të ishin mbyllur prej izolimit të koronavirusit.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, të publikuara nga policia e Cwmbran, shiheshin gratë që vraponin në një korridor, njëra prej tyre ende me shkumë në flokë.

Policia tha se ishte detyruar të thyente derën kryesore pasi kërkesat e hapjes nuk kishin marrë përgjigje.

Të paktën tetë njerëz ishin kapur nga kamerat që dilnin në panik nga salloni i bukurisë prej daljes së emergjencës.

Pronarja e biznesit raportohet se u gjobit 1,000 paundë për refuzim të mbylljes së biznesit.

Kreu vendor i policisë Aled George tha: “Kjo ishte një shkelje e hapur e rregullave të Covid-19. Biznese të tilla rrezikojnë jetën e klientëve të tyre, të stafit dhe komunitetit. Siç e tregon incidenti, ne jemi gati të veprojmë për mbrojtjen e publikut. E kuptojmë që është një kohë e vështirë për komunitetin dhe falenderojmë shumicën e qytetarëve dhe bizneseve për respektimin e rregullave”.

FOTO GALERI
3/3
Pronarja e biznesit raportohet se u gjobit 1,000 paundë për refuzim të mbylljes së biznesit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA