Çudit Kristjani: Unë të përgjigjem me grusht…/ ‘Acarohet’ Arjan Konomi: E di ku dallon njeriu nga kafsha?

28/01/2021 19:25

Në takimin mes Ledjanës dhe Kristjanit, të transmetuar ditën e sotme, u diskutua rreth xhelozisë dhe ngacmimeve dhe sigurisht që kjo temë mori vëmendje edhe në studio.

Ishte Eri ai i cili me shaka e përmend duke thënë: “E di ça e ka tremb Ledjanën? Pyetja e Kristit, që i tha si do reagoje kur je me mua dhe do të ngacmojë një tjetër”.

Ishte Kristjani ai që habiti me termat që përdori në përgjigjen e tij:

“Për femrën që unë kam i di të gjitha gjuhët, unë te përgjigjem dhe me grusht dhe me inteligjencë. Njeriu e ka në mënyrë natyrale konfrontimin fizik”.

Pas kësaj përgjigje erdhi një reagim i ashpër nga opinionisti Arjan Konomi: E përjashtoj në çdo lloj situate goditjen, prandaj janë bërë dhe shteti me ligje, me kode penale, per të rregulluar organizimin shoqëror të njerëzve. Mendoja se do ishe personi i fundit që do më sillje në këtë reagim. E di kush e dallon njeriun nga kafsha? E dallon frenimi i impulsivitetit. Njeriu ka arsye.

FOTO GALERI
5/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA