Të hënën ishte Elvisi që ftoi Sindin në një kërcim edhe pse dukej sikur nuk do të dilnin kurrë më me njëri tjetrin pas deklaratave që ata kanë bërë.

Për Anën e gjithë kjo ishte mungesë respekti dhe ndihet tepër e lënduar nga ky veprim.

Elvisi: E kërkova vetë, çështja është se kur u bë ftesa për kërcim ishte momenti i vetëm që Sindi të më zgjidhte në takim. Kam filluar të vë re një ndryshim në sjellje. Kam thënë vetë që janë dy vajza që nuk i duroj dot, për Melisën dhe Sindin. Por kam vënë re që ka ndryshuar totalisht nga ajo që nuk duroja dot dhe thash pse mos ta kemi edhe një mundësi edhe ne. Më erdhi natyrshëm.

Sindi: Loco e mori këtë hap sepse kohët e fundit kemi arritur të njihemi më shumë me njëri tjetrin dhe më shumë e bëri tani zgjedhjen sepse e ka parë që unë kam spikatur 2 ose 3 persona të tjerë këtu dhe ai ka menduar se s’do ja jap më atij shansin.

Ana: Respekti nuk imponohet, çdokush bën  atë që ndjen. E konsideroj mungesë respekti.

Elvisi: Kur e kam bërë këtë gjë me Sindin dhe Tean ke thënë që kështu formati po tani pse nuk të pëlqen. Mos u bëj kaq egoiste

Ana: Jo sepse jam unë, por ishte një kërcim që ti kërkove. Pa u transmetuar takimi jonë e ftove në kërcim, që i bie të kesh një pëlqim ndaj Sindit. Më duket sikur kërkoni mos ngelet ai vendi bosh. Kishte javë të tjera që ti nuk ishe në takim dhe mund ta bëje atë gjë. Tregove mungesë respekti.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA