Artisti Alket Pozhegu ka krijuar portetin e Presidentit të 46-të të SHBA, Joe Biden me anë të farave, mistrit e fasuleve me qëllimin për të thyer rekordin Guiness.

Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, Pozhegu u shpreh se e ka pasur gjithmonë pasion artin, por nuk e kishte menduar kurrë se do të arrinte në këto nivele.

“Në jetën time kam pasur një ëndërr rreth artit të frutave, të cilin me kalimin e kohës arrita ta fus në treg. kam marrë një këshillë nga një mik në Tiranë dhe më është dashur të kërkoj ndonjë material që nuk ka çmim të lartë dhe në pazar më lindi ideja rreth misrit. Kështu arrita të krijoj mozaike të mëdha.

As në ëndërr nuk e kam menduar që do tentoj të thyej rekord Guiness. më është këshilluar nga një mik në Tiranë dhe kam punuar gjithë kohës, edhe pse kam pasur dështime disa herë”, tha Pozhegu.

Sa i përket portetit të Biden, u shpreh se i mori dy javë kohë dhe ishte më i vështirë se i Trump për shkak të madhësisë dhe rëndësisë për tu bërë pjesë e librit të rekordeve Guiness.

“Më i vështirë ishte i Joe Biden se ishte për rekord Guiness për 560 metra katror dhe mbi 4 mijë kilogramë fasule. Nuk kam pasur mundësi financiare, Guiness më ka dhënë dritën e gjelbër për ditën finale dhe pasi e kam dërguar projektin, më është dashur të pres 12-16 javë derisa kam marrë përgjigjen përfundimtare. Besoj se të jesh pjesë e një rekordi është kënaqësi, por nuk ka shpërblim. Nga rekordi i Guiness je thjesht i certifikuar.

Besoj që do ta bëj Skënderbeun dhe ta prezantoj në Krujë e në disa qytete të Shqipërisë e të Kosovës. me materialet misër, fasule, fara luledielli. Puna më e vështirë është ta gdhend kokrrën siç është misri, fara e lulediellit, e cila është puna më e vështirë. Kokrrën e gdhendi që ti nxjerr formën.

Kam në ëndërr që në sheshin Skënderbej të prezantoj një figurë me përmasa të mëdha. Për momentin nuk e kam zgjedhur ende”, tha Pozhegu.

FOTO GALERI
4/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA