Modelja e njohur, Oriola Marashi, ka zbuluar së fundmi se ndodhet jashtë Shqipërisë, pasi është duke punuar.

Por bukuroshja brune nuk lë pas fotot provokuese. Së fundmi, ajo ka postuar në rrjetet sociale disa pamje ku shfaqet duke u relaksuar në pishinë.

Oriola ka qenë e angazhuar në sfilatë të brendit të njohur “Guess”. Pas sfilatës, ajo bashkë me disa modele kanë gjetur pak kohë për t’u relaksuar në pishinën e vendit ku po qëndrojnë. Modelja shqiptare ndau me ndjekësit disa video në rrjete sociale, në të cilat shfaqet tejet joshëse.

Oriola po e filmonte veten nga afër, teksa po relaksohej brenda pishinës, ndërsa ishte veshur me bikini të zeza. Kjo nuk është hera e parë që kjo modele po bashkëpunon me “Guess”, ndërsa ka punuar edhe më disa marka të tjera.

FOTO GALERI
4/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA