Atalanta regjistroi barazimin e dytë radhazi në Serie A, duke mos treguar një formë shumë të mirë para ndeshjes ndaj Milanit që do të luhet të shtunën dhe duke mos përfituar në maksimum nga sfida e prapambetur ndaj Udineses që në rast suksesi do ta ngjiste në vendin e 4-t dhe do ta afronte më shumë me kreun.

Në Dacia Arena zikaltrit e Gasperinit u ndalën në një barazim 1-1, në një sfidë që e nisën në malore sepse pas vetëm 24 sekondash lojë friulanët kaluan në avantazh me finalizimin e Roberto Pereyra-s.

Në fundin e pjesës së parë, Atalanta barazoi shifrat me një gol të bukur të një tjetër amerikano-jugori, pikërisht Luis Muriel, por edhe pse në fraksionin e dytë Gasperini hodhi në fushë disa titullarë të cilët i kishte lënë në stol, bergamaskët nuk e gjetën dot golin e dytë dhe atë të fitores.

Pas këtij barazimi Atalanta mban vendin e 6-të në renditje me 33 pikë, 10 më pak se Milani kryesues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA