Pieter Hugo është një fotograf 44-vjeçar nga Afrika e Jugut, i lindur në Johanesburg, i cili sjell pamje nga kontinenti i Afrikës.

Duke qenë një burrë i bardhë afrikan dhe duke luftuar për tu përshtatur, tema e tij e interesit është Afrika. Ai është i njohur për eksplorimin e komuniteteve të margjinalizuara në Afrikë përmes artit të tij të ashpër dhe provokues të fotografisë.

Albinos, të verbër, njerëz me AIDS, të moshuar, mbledhës të mjaltit, punëtorë në depon elektronike në periferi të Akrës në Gana, aktorë në industrinë e filmit nigerian të njohur si Nollywood, mbajtës të hienës nigeriane dhe fëmijë që mbijetuan në 1994 nga Gjenocidi i Ruandës janë të gjitha ndër temat e punës pothuajse prej dy dekadash të Hugo-s.

Portretet e tij të çiltra tregojnë botën përreth tij duke adresuar kulturën, çështjet e klasës, identitetin dhe privilegjin. Ne kemi mbledhur imazhet më të mira të tij.

FOTO GALERI
2/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA