“Ore mos qëllo!”/ Punonjësi i ndërtimit e godet me send të fortë në kokë, 80-vjeçari rrëfen ngjarjen

18/01/2021 15:07

Konstandin Kapedani është përfaqësues i Kishës Ortodokse ne qytetin e Lezhës prej shumë vitesh. Pak ditë me parë ai është dhunuar ne derë  te shtëpisë se tij, nga një punonjës i një firme qe po kryen punime ne lagjen “Gurra”, te qytetit të Lezhës. 

Kapedani tregon se u godit pasi debatoi dhe u kërkoi te mos gërmonin ne afërsi te themelit te shtëpisë se tij.

“Unë kisha një shkop që mbahesha se jam 8o-vjeç edhe i them: “Ore mos qëllo këtu!”. Ai një të marr shkopin dhe ma fut mua. Këtu, syri është akoma. Mua më ra të fikët për momentin. Vjen policia se e thirra unë. Policia na mori, në vend t’i kërkonte llogari atij më kërkonte mua. Ore i thash: Unë jam për të më çuar në spital të mjekohem”, u shpreh Kapedani.

Punonjësi firmës, tregon Kapedani, i mori shkopin nga dora dhe e qëlloi ne kokë. Syrin e ka ende te nxirë nga goditja e fortë.

“Jo ça mjekimi, jo fale fale. Kam bërë një deklaratë dhe e fala”.

Ngjarja ne fakt ka ndodhur disa ditë me parë dhe e gjitha u filmua nga një banori i zonës.

 

 

FOTO GALERI
4/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA