Konstandin Kapedani është përfaqësues i Kishës Ortodokse ne qytetin e Lezhës prej shumë vitesh. Pak ditë me parë ai është dhunuar ne derë te shtëpisë se tij, nga një punonjës i një firme qe po kryen punime ne lagjen “Gurra”, te qytetit të Lezhës.
Kapedani tregon se u godit pasi debatoi dhe u kërkoi te mos gërmonin ne afërsi te themelit te shtëpisë se tij.
“Unë kisha një shkop që mbahesha se jam 8o-vjeç edhe i them: “Ore mos qëllo këtu!”. Ai një të marr shkopin dhe ma fut mua. Këtu, syri është akoma. Mua më ra të fikët për momentin. Vjen policia se e thirra unë. Policia na mori, në vend t’i kërkonte llogari atij më kërkonte mua. Ore i thash: Unë jam për të më çuar në spital të mjekohem”, u shpreh Kapedani.
Punonjësi firmës, tregon Kapedani, i mori shkopin nga dora dhe e qëlloi ne kokë. Syrin e ka ende te nxirë nga goditja e fortë.
“Jo ça mjekimi, jo fale fale. Kam bërë një deklaratë dhe e fala”.
Ngjarja ne fakt ka ndodhur disa ditë me parë dhe e gjitha u filmua nga një banori i zonës.
Top Channel